Situata në Partinë Demokratike vijon të jetë më e nxehtë se kurrë.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur protestë ditën e shtunë, me datë 8 janar, për të nxjerrë Lulzim Bashën nga selia e PD-së.
Protesta do të organizohet në ora 12:00, pikërisht para selisë së PD dhe në njoftimin e shpërndarë për mediat thuhet se protesta do të jetë kombëtare.
Ish-kryeministri Berisha dhe Komisioni për Rithemelimin e PD-së i kishin lënë afat deri në datën 5 janar Bashës që të lironte paqësisht zyrën e tij.