Thursday , 23 February 2023

SEKUESTROHEN LENDE PLASESE, DROGE DHE MUNICIONE

Policia e Kurbinit ka sekuestruar drogë, lende plasese dhe municione, ndërsa ka arrestuar një 34-vjeçar nga Fushë-Mamurrasi si posedues të tyre.Në prangat e policisë ka rënë shtetasi Zef Marku, ndërsa operacioni erdhi në kuader të kontrolleve policore me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim, si dhe zbardhjen e dokumentimin e ngjarjeve të mëparshme.Sipas policisë në banesen e Zef Markut u gjeten 2 kallepë lëndë plasëse TNT, 3 kapsolla elektrodetonatore, 1 granatë difensive, 310 fishekë model 56, 130 gr. lëndë narkotike e dyshuar Marijuanë, 1 mjet me targa që i përkasin një mjeti tjetër, 20 celularë dhe 3 numra telefoni, 20 vegla pune të ndryshme (motosharra, pompa uji, saldatriçe, gur fresibël etj, 13 pajisje elektronike (laptop, magnetofon, 6 aparate fotografike gitale, 6 pajisje elektroshtëpiake ( televizor, hekura, pajisje vakumi etj, 3 kuti me aksesorë të ndryshëm (kaçavida, çelsa), pajisje makinash (3 çelësa automjetesh , aparate navigatore, se dhe aparate për karikim baterish).

Këto materiale dyshohen të jenë përfituar nga veprimtaria kriminale e vjedhjes së banesave, magazinave, serviseve etj, të ndodhura në territorin që mbulon Komisariati i Policisë Kurbin, për të cilat po punohet për dokumentimin ligjor të tyre”, sqaron policia në njoftimin zyrtar.Gjithashtu gjatë kontrolleve të ushtruara një natë më parë janë shoqëruar në ambientet e policisë për verifikim 10 persona, kryesisht me precedentë penalë për armëmbajtje pa leje , vjedhje dhe prodhim e shitje të lëndëve narkotike.Po ashtu policia thotë se kontrollet do të vijojnë në gjithë Qarkun e Lezhës, me qëllim goditjen e paligjshmërisë dhe rritjen e parametrave të sigurisë.

Lexoni dhe kete

VIJON OPERACIONI POLICOR “FIJET”

Policia e Shtetit vijon me fazën e dytë të planit operacional policor të koduar “Fijet”. …