Saturday , 4 February 2023

SEKUESTROHET LENDE PLASESE NE SHENGJIN

Një sasi e papërcaktuar lënde plasëse është sekuestruar në Shëngjin, ndërsa një person është shoqëruar në polici si posedues i saj. Operacioni është organizuar paraditen e së hënës në zonen e Vainit, por ende nuk janë dhënë detaje mbi sasinë e lëndës plasese dhe indentitetin e personit të ndaluar.

Sipas burimeve bëhet fjalë për një shtetas që po përgatiste lëndë plasëse për peshkim pikërisht në zonen bregdetare. Policia ishte sinjalizuar për gjuetinë e paligjshme me lëndë plasese të peshkut dhe menjëherë është vënë në lëvizje, për të goditur këtë fenomen mjaft shqetësues qe ka sjell pasoja në negative ne lagunat dhe zonat bregdetare të Lezhës.

Lexoni dhe kete

KURBIN, FINALIZOHET OPERACIONI POLICOR “BROTHERS”

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, si rezultat i punës operacionale, me qëllim parandalimin, evidentimin …