Thursday , 23 February 2023

SËRISH PROBLEME ME BORËN NË THETH

Zona e Thethit duket se do të përballet përsëri me një dimër të ashpër. Prej 2 ditësh në këtë zonë kanë nisur reshjet e borës, duke krijuar probleme në qarkullimin e banorëve të zonës dhe automjeteve.

Nik Guri, një nga banorët e zonës, ankohet në TV Rozafa për situatën e krijuar, sidomos në aksin Qafë Thore – Theth. Ai i bën thirrje institucioneve që të kthejnë kokën nga kjo zonë dhe të ndërhyjnë sa më parë, teksa trashësia e borës shkon nga 20 cm deri në 50 cm.

Çdo vit, Thethi bllokohet nga bora, duke krijuar probleme të shumta për banorët e zonës, por edhe turizmin e asaj zone që mbetet e bllokuar.

Kujtojmë se ky aks rrugor ka kaluar nën administrimin e ARRSH.

Lexoni dhe kete

PROGRAMI I BONUSIT TË RIJETËSIMIT NË SHKODËR

Shkodra ishte ndalesa e radhës e ministres së kulturës, Elva Margariti, për të folur për …