Thursday , 23 February 2023

SEZONI TURISTIK, SHENGJINI ME KAMERA SIGURIE

Me tepër siguri, sherbime, cilësi pastrimi dhe pastërti gjatë sezonit turistik veror. Këto janë arsyet për të cilat Bashkia e Lezhës ka prokuruar projektin për vendosjen e kamerave të sigurisë në këtë zonë bregdetare të Shengjinit.

Ky investim shumë ambicioz synon të ndikojë pozitivisht tek vizitorët, por nga ana tjetër edhe të rrisë impaktin ekonomik të kësaj zone turistike me rritjen e numrit të pushuesve gjatë dhe jashtë sezonit veror. Projekti me vlerë 12 milion lekë do të realizohet brenda muajit qershor të këtij viti.

Kamerat e sigurisë do të vendosen në të gjithë territorin duke mos përjashtuar zonat ku ka probleme me ndotjen si një mënyrë për të ndëshkuar abuzuesit. Vendimi i Bashkisë Lezhë për të implementuar një projekt të tillë vjen në një kohë kur sherbimet dhe mbi të gjitha pastërtia në bregdetin e Shengjinit janë një prioritet që kanë marrë vemendje të plotë.

Ndërhyrja për të monitoruar këtë bregdet ka për qëllim edhe rritjen e sigurisë publike tek vizitorët dhe pushuesit. Ndërhyrje e kryera deri më tani janë vlersuar maksimalisht nga pushuesit dhe vizitorët e deritanishëm, por për Bashkinë e Lezhës ka ende punë që duhet dhe do të marrin trajtim.

Vendosja e kamerave të sigurisë do të lehtësojë edhe punën e uniformave blu, Policisë Bashkiake, Drejtorisë së Sherbimeve dhe të gjithë strukturës vendore që të ndërhyjë në kohë në eleminimin e çdo situate të mundshme.

Lexoni dhe kete

“LAND AND SAND ART FESTIVAL” NË VELIPOJË

“Land and sand Art Festival” është festivali i parë i skulpturave të artit në rërë. …