Deportimi i vizitoreve dhe turisteve në Kalanë Mesjetare të qytetit të Lezhës është kthyer në një mision të vështire. Ura me konstrukt druri në hyrje të këtij monumenti historik është shembur plotësisht dhe është hequr nga aty.
Në këto kushte kalimi është mjaft i vështire, ndërsa janë dëmtuar edhe tabelat orientuese për vizitoret. Shpresa për të ndërhyre është tek fondet e alokuara nga Bashkimi Evropian për monumentet e prekura nga tërmeti, mes të cilave është edhe kalaja e Lezhës.
Kalaja mesjetarë e qytetit të Lezhës është një ndër asetet historike më të rëndësishme të këtij rajoni, po mungesa e investimeve ka sjell degradimin e saj e për rrjedhoje braktisjen nga vizitoret.