Friday , 3 February 2023

“SHËN PALI KA VIZITUAR EDHE LEZHËN E SARDEN”

Martiri dhe Apostulli i shekullit të parë “Shën Pali” gjatë udhetimeve të tij në Iliri mendohet se ka vizituar edhe Lezhën e Sarden. Këto të dhëna të rëndësishme historike janë dokumentuar nga shkrimtari dhe Studiuesi Thanas Gjika i cili i ka hedhur në një liber të titulluar “Disa Korigjime në Shënimet Sqaruese dhe Hartat e Dhiatës së re”.

Ky botim u prezantua në Lezhë, në një aktivitet të organizuar në Kishën ku është mbajtur Kuvendi i Arbrit në Mërqi e cila është në restaurim të plotë, ndërsa të pranishem ishin klerik, studiues e banorë të zonës.

Këta të dhëna mjaft të rëndësishme që kanë lidhje me historinë Iliro-Arberore janë mjaft domethenese për klerin katolik në Shqipëri dhe sidomos për rajonin e Lezhës, pasi për herë të parë del në dritë një fakt mjaft i rëndëishem për Shën Palin.

Lexoni dhe kete

PELEGRINAZH NGA POETË DHE SHKRIMTARË TE VARRI I DOM NDRE ZADEJA

Shkrimtar nga e gjithë Shqipëria kanë marrë pjesë në pelegrinazh në shenjë nderimi dhe përkujtimi …