Festivali Ndërkombëtar i Muzikes Elektronike UNUM ka bërë bashkë mijera të rinj nga vendi dhe e gjitha bota, duke i dhënë frymarrje turizmit, pas një viti të vështire si shkak i pandemisë COVID-19.
75 artistë me famë botërore, luajnë muzikë përgjatë 24 oreve në tre skena të vendosura në zonen e ranës së hedhun.
Të rinjtë pjesmarres në këtë festival thonë se ju kishin munguar festa të tillë, ndërsa vlersojnë maksimalisht bukuritë e Shëngjinit dhe shqipërisë në teresi.
Organizatoret e festivalit thonë se ky event i ka tejkaluar pritshmëritë e tyre.Deri tani janë shitur 10 mijë bileta dhe mbi 60% e pjesmarresve janë të shtetas të huaj.
Festivali ndërkombëtar i Muzikes Elektronike UNUM, ka startuar të enjten e do të vijojë për 5 ditë më radhë.Kjo është hera e ditë që një event i tillë organizohet në Shëngjin.