Sherri për lopen mes dy bashkëfshatareve degjeneroi në përdorimin e armës së zjarrit në Gjorm të Kurbinit. Rasim Tafa 53-vjeç mbeti i plagosur, pasi u qëllua me armë zjarri nga 41-vjeçari Met Lika i cili u shoqërua në polici menjëherë pas ngjarjes.
Koflikti mes dy bashkëfshatarëve ndodhi rreth orës 21:00 të mbrëmjes të së mërkurës në fshatin Sanxhak të Kurbinit dhe shkak u bë lopa që kishte hyrë për kullotë në tokën e autorit. Fillimisht, ata kanë debatuar me njëri tjetrin dhe më pas Met Lika ka marrë armen e zjarrit dhe ka qëlluar në drejtim të 53-vjeçarit Rasim Tafa.
Ky i fundit mori plagë në këmbë dhe u dërgua me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, nga ku mësohet se ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.
Policia, e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, arrestoi autorin e plagosjes si dhe nisi hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të kësaj ngjarje.