“Në emër të pafajsisë” në këtë mënyre u titullua dokumentari i cili erdhi si një bashkëpunim i Departamentit të ish të përndjekurve politikë brenda Partisë Demokratike Shkodër, Departamentit të Rinisë dhe Sporteve si dhe Formumit Rinor te Partisë Demokratike. Të ftuar ishin të rinjtë e Shkodrës por edhe ish të perndjekur ku një ndër to është edhe Kandidatja e Partisë Demokratike për bashkinë Shkodër Voltana Ademi. Kryetari i shoqatës Zenel Drangu si dhe ish i përndjekuri Filip Guraziu thanë se e shkuara nuk duhet harruar.
Më pas ka qenë kandidatja për bashkinë Shkodër Voltana Ademi e cila tha se edhe pas 25 vitesh ne ndeshemi me një rrezik shumë të madh, ndërsa shembulli më konkret është shitblerja e votës.
Dokumentari tregon se si njerëzit janë vrarë, pushkatuar dhe burgosur pa asnjë faj. Një histori e cila vendit tonë i ka kushtuar mjaft dhimbje. Qëllimi i dokumentarit ka qenë rikujtimi që të rinjtë duhet të kenë ndaj historisë.