Friday , 22 October 2021

SHKARKOHET ADEMI, PJERIN NDREU ZGJIDHET KRYETAR I SHOQATES SE BASHKIVE

Voltana Ademi është shkarkuar nga posti i kryetarës së shoqatës së bashkive të Shqipërisë dhe në vend të saj është zgjedhur kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu.

Zgjedhjet për strukturat drejtuese të kësaj shoqate, u mbajten pas mbledhjes së jashtëzakonshme të asamblese të thirrur nga 1\5 e anëtarve.

Mbledhja u zhvillua në qytetin e Lezhës pa pranine e mediave, ndërsa në përfundim të saj kryebashkiaku i Lezhë Pjerin Ndreu tha se kjo shoqatë kishte dy vite që nuk ishte efiçente, ndaj dhe u kërkua mbledhja e jashtëzakonshme e asamblese.

I pyetur nëse këto zhvillime kanë lidhje me padinë që do shqyrtohet në gjykaten kushtetuese mbi legjitimitetin e zgjedhjeve vendore të 30-qershorit të vitit 2019-të, Ndreu përgjigjet:

Këto zhvillime janë konsideruar nga kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi, si një manover për të legjitimuar zgjedhjet vendore të 30-qershorit të vitit 2019-të, çështje e cila do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese me 23-qershor, pas padisë së bërë nga Voltana Ademi në cilësine e kryetarës së shoqatës së bashkive të Shqipërisë.

Lexoni dhe kete

“TRANSPORTI URBAN NË SHKODËR DREJT KAPITULLIMIT”

Që nga data 8 gusht, kur u organizua protesta për shërbimin e transportit urban, situata …