Saturday , 4 February 2023

SHKODËR, ARRESTOHET NJË 19-VJEÇAR

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas po transportonte emigrantë të paligjshëm, në drejtim të fshatit Vukpalaj, kanë organizuar punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Gjatë kontrollit të zonës, mbrëmjen e djeshme, punonjësit e Policisë Kufitare kanë konstatuar duke zbritur nga një automjet “Volksëagen”, disa emigrantë të paligjshëm, në fshatin Vukpalaj. Falë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i drejtuesit të mjetit, shtetasit A. D.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. D. po transportonte me automjetin e tij, 8 emigrantë nga vendet e treta, me qëllim që të kalonin kufirin, në mënyrë të paligjshme.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. D., 19 vjeç, banues në Ndroq, Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Lexoni dhe kete

KURBIN, FINALIZOHET OPERACIONI POLICOR “BROTHERS”

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, si rezultat i punës operacionale, me qëllim parandalimin, evidentimin …