Thursday , 2 February 2023

SHKODËR, DËMTIMI I STOLAVE NË PEDONALEN E “MOLOS”

Bashkia Shkodër ka nisur riparimin e stolave në pedonalen e “Molos” në hyrje të qytetit. Janë mbi 80 ulëse që janë dëmtuar, ku në pjesën më të madhe shkaktare ka qënë dora e njeriut, e cila nuk ka kursyer as këtë investim publik.

Drejtori i shërbimeve publike në bashki, Alfred Luleta, u bën thirrje qytetarëve t’i mbrojnë këto investime, pasi të gjitha realizohen me paratë e tyre si taksapagues dhe çdo ndërhyrje shtesë, rrit kostot. Një apel, Luleta e ka edhe për organet ligjzbatuese që të vënë para përgjegjësisë autorët e këtyre akteve…

Dëmtimet e investimeve publike mbeten një shqetësim serioz për Bashkinë Shkodër, pasi rastet po bëhen të përsëritura, teksa edhe në muajin dhjetor të vitit të kaluar, u krye një tjetër riparim i tyre.

Lexoni dhe kete

PA RESHJE SHIU, POR SHKODRA SËRISH NËN UJË

Edhe pse reshjet e shiut kanë pushuar në ditët e fundit në Shkodër, duke i …