12 anëtarë të familjes Bushaj në fshatin Kullaj të njësisë Postribë në Bashkinë Shkodër kanë mbetur në qiell të hapur. Shtëpia dykatëshe në të cilën banonin u përfshi nga flakët e zjarrit. Personat që ndodheshin në shtëpi kanë arritur të shpëtojnë.
Zjarri ka rënë në një prej dhomave të shtëpisë dhe më pas ka marrë përmasa të mëdha, duke u përhapur në të gjitha dhomat. Tahir Bushaj, vëllai i dy kryefamiljarëve të shtëpisë, tregon se zjarri është shkaktuar nga luhatja e tensionit të energjisë elektrike.
Ndërkohë, ka një apel që ti vijnë në ndihmë familjes, pasi gjendja e tyre ekonomike është e vështirë…
Në vendngjarje mbërritën 4 automjete zjarrfikëse nga Shkodra, të cilët për më shumë se 2 orë u munduan të shuanin flakët e zjarrit.