Debati pėr motive tė dobta ka shkaktuar njė vitktime nė qytetin e Shkodres. Dedė Xhaka 50 vjec ėshtė ekzekutuar me 10 plumba pistolete ndėrsa policia ka arrestuar 40 vjecarin Ilir Hoxha si autor tė dyshuar tė kėtij krimi. Ngjarja e rėndė ka ndodhur pranė tregut tė shumicės nė Shkoder rreth orės 08-00 tė mengjesit tė dites sė diele. Sipas dėshmitarėve nė vedngjarje viktima ka qėnė nė treg kur ėshtė ndeshur me 40 vjecarin dhe kanė nisur tė debatojnė me njėri tjetrin. Nė kėtė moment Hoxha ka nxjerrė nga brezi pistoletėn dhe ka qėlluar nė drejtim tė tij me 10 plumba duke e lėnė tė vdekur nė vend. Ndėrkohė nė vendngjarje kanė mbėrritur forca tė shumta policie tė cilat kanė nisur hetimet dhe kanė marrė nė pyetje disa dėshmitarė nė vendngjarje. Pas marrjes sė dėshmive ato kanė identifikuar autorin Ilir Hoxhėn ndėrsa kanė bėrė tė mundur edhe prangosjen e tij nė banesė. Nė momentin qė ėshtė arrestuar Hoxha nuk I ka bėrė rezistencė efektivėve blu por ka deklaruar se e vrau Xhakėn pasi e kishte fyer rėndė nė sy tė tė gjithėve. Burime nga grupi hetimor bėjnė tė ditur se viktima dhe autori kishin punuar sėbashku ndėrsa 50 vjecari e kishte ndėrprerė punėn me Hoxhėn. Nė kėtė moment kishin nisur edhe debatet nė mes tyre pasi kishin pretendime pėr njė sasi lekėsh. Xhaka dhe Hoxha kishin debatuar njėri me tjetrin sa herė qė u takonin, e ndėrsa mengjesin e sė dieles, debati ka degjeneruar deri nė sharje, cka ka bėrė qė I riu tė nxjerrė pistoletėn TT dhe tė qėllojė mė 2 karitor ndaj 50 vjecarit duke e lėnė tė vdekur nė vend.
