Dega e PD-së Shkodër si gjitha degët e kësaj force politike në vend që në orën 8 të mëngjesit ka hapur dyert për zgjedhjen e Kryetarit të ri të PD-së së Shqipërisë.
Në garë për kreun e partisë më të madhe opozitare në vend janë Lulzim Basha kryetari aktual dhe tre të tjerët Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli dhe Edit Harxhi.
Kreu i PD Shkodër Xhevdet Amuli thotë se pjesëmarrja është e madhe në këtë process dhe se deri në orën 12 kan votuar rreth 30% e anëtarësisë së PD-së…
Të gjithë anëtarët e PD-së që kanë një kartë të kësaj force politike kanë të drejtë vote edhe pse nuk figurojnë në listat e PD-së, por ata janë anëtar të PD-së, shprehet kështu Xhevdet Amuli Kryetari i Degës së PD-së Shkodër i cili shton se kjo degë ka rreth 3100 anëtarë…
Votimi për kryetarin e PD-së së Shqipërisë është deri në orën 19:00. Më pas do vijohet me procesin e numërimit.