Një ditë më parë qëlloi me armë zjarri në drejtim të një fëmije pasi ky i fundit ishte konfliktuar me të birin e tij. Vetëdorëzohet në polici 49 vjeçari Agron Mehmeti, banues në lagjen “Guerrile” të Shkodrës.
Ngjarja që për fat të mirë nuk ka pasur viktima dhe të lënduar ka ndodhur më qëndër të Shkodrës në afërsi të Shkollës 28 Nëntori. Kur 49 vjeçari ka shkuar të sqarohet më një fëmijë të moshës 13 vjeçare me të cilin një ditë më parë është konfliktuar me të birin e tij.
49 vjeçari ka nxjerr armën dhe ka goditur një fëmijë me qyten e pistoletës dhe më pas ka qëlluar më drejtim të tyre. Për fat, plumbi nuk ka kapur asnjë nga fëmijët ndërsa ka goditur vetraten e një lokali aty pranë.
49 vjeçari është vetëdorezuar mëngjesin e së martës në policinë e Shkodrës. Gjithashtu policia ka njoftuar se është sekuestruar edhe arma e zjarrit pistoletë tip TT të cilën 49 vjeçari e mbante pa leje me vete.
Ndaj 49 vjeçarit rëndojn akuzat për veprat penale “Vrasje e mbetur në tetantivë”, “Mbajtje pa leje e armëve dhe e municioneve luftarake” dhe “Prishje e qetësisë publike”.