Thursday , 23 February 2023

SHKODËR, TRITOL NË SHTËPINË E POLICIT TË KRIMEVE, PËLLUMB VUKAJ

Tritoli tronditi gjatë natës Shkodrën. Lënda plasëse shpërtheu në banesën e efektivit të policisë Pëllumb Vukaj, efektiv i krimeve në DVP Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:25, në fshatin Hot i Ri. Lënda plasëse është vendosur në murin e banesës së efektivit. Nga pamjet shihet se tritoli ka shkatërruar gjithçka në banesën e polici. Gjithashtu nga shpërthimi është dëmtuar edhe mjeti tip “Benz”, i cili ishte parkuar në oborr.

Në dëshminë e tij, polici ka thënë se nuk ka asgjë personale me ndonjë dhe dyshon se gjitha ndodhi për shkak të detyrës. Në momentin e shpërthimit të tritolit Pëllumb Vukaj dhe tre anëtarët e tjerë të familjes kanë qenë në gjumë. Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ndërsa nga fundi i muajit prill e deri tani janë katër efektiv të policisë së Shkodrës pronat e të cilëve u sulmuan me lëndë plasëse dhe djegëse. Me 24 prill, i është djegur makina tip Benz efektivit të policisë kriminale të shkodrës Dritan Turhani në lagjen Qaf Hardhi të Shkodrës. Me 15 maj Policit të Zonës së Thethit Sokol Kroni një person me rroba të zeza shihet duk i vendosur benzinë fuoristradës së parkuar para banesës.

Me 20 maj një person mashkull i maskuar si femër, me paruke me flokë të gjata në kokë dhe i veshur me një fustan ndez fitilin dhe i vë tritolin lokalit në pronësi te policit Ndrek Rrasa, në Grudë të re të Shkodrës dhe më pas të njëjtin veprim kryen duke i vendosur lëndën djegëse poshtë furgonit të efektivit.

Ngjarjet dyshohet se lidhen me aksionet e vazhdueshme që po kryhen në këtë zonë, kundër kultivimit të lëndëve narkotike. Ndërsa në total në Shkodër janë 8 automjete të djegura 4 prej të cilëve janë të efektivëve të policisë.

Deri tani policia nuk ka asnjë autor të dyshuar e as të arrestuar për këto ngjarje.

Lexoni dhe kete

VIJON OPERACIONI POLICOR “FIJET”

Policia e Shtetit vijon me fazën e dytë të planit operacional policor të koduar “Fijet”. …