Rikthehet për të tretin vit rradhazi në qytetin e Shkodrës “Shkodra Jazz Festival”. Ky është edicioni i 9-të i këtij festivali ndërkombëtar të muzikës jazz, që zhvillohet në Shkodër që nga viti 2005 dhe që mbart me vete frymën e traditës së orkestrave të para të muzikës argëtuese perëndimore. Në lidhje me këtë festival, flet edhe muzikanti i njohur Markelian Kapidani.
Por, ai tregon edhe emrat e njohur të muzikës së huaj që do të marrin pjesë në këtë edicion.
“Shkodra Jazz Festival” do të organizohet në datat 27 gusht deri me 2 Shtator, falë bashkëpunimit të Bashkisë Shkodër dhe shoqatës kulturore “Rrok Jakaj”.