Rajoni i Shkodrës dy muajt e fundit ka qenë i përfshirë në ngjarje të rënda kriminale, vrasje dhe plagosje. Motivet janë ende të pa qarta pasi hetimi ende nuk ka arritur të zbardh të plotë motivet e këtyre ngjarjeve të rënda.
Po ashtu edhe arrestimin e disa nga përsonat e përfshirë në këto ngjarje. 2 të vdekur dhe 4 të plagosur është bilanci i ngjarjeve kriminale në Shkodër. Me 1 shtator në lagjen “Skenderbeg” të Shkodrës në vendin e njohur ndryshe kryqëzimi te “Prek Cali” mbeti i plagosur me armë zjarri 38 vjecari Toni Larushku ndërsa është identifikuar autori i ngjarjes si i njohur i të dëmtuarit, ai është Luverdo Kola 29 vjec.
Dhe e gjitha u mbyll sipas hetuesve per motive te dobeta. Ngjarja e 20 shtatorit fillisht u cilësua si konflikt për motive të dobëta. Një ngjarje e cila fillimisht u raportua si aksident në Gur të Zi por pas hetimeve rezultoj se kishim të bënim me një “Plagosje të rëndë me dashje”.
Pasi 50 vjecari Hilë Simoni ka goditur me automjetin e tij fqinjën Katrina Hila duke i shkaktuar dëmtime të rënda trupore. Policia ka arrestuar 50 vjecarin, të cilit i është caktuar masa e sigurisë arrest me burg. Ende nuk janë zbardhur plotësisht motivet e konflitit, që sipas të dhënave paraprake ka si motiv pronësinë.
Ngjarja më e rëndë e shënuar është vrasja e dy të rinjëve në Vrith të Malësisë së Madhe e ndodhur me 4 tetor. Ngjrje e cila deri tani ka vetëm një të arrestuar, dhe një person të shpallur në kërkim. I arrestuari akuzohet si bashkëpunëtor në kultivimin e bimëve narkotike. Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj mbeten të vdekur afër një parcele me kanabis në Vrith, dhe autor i dyshuar i kësaj vrasje është Danjel Pepaj nga Vrithi i cili është shpallur në kërkim.
Ndërsa i arrestuar është babai i tij Rrok Pepaj. 5 ditë u deshen që forcat e policisë të gjenin kufomat e dy viktimave të cilat ishin jo larg fshatit Vrith. Hetimi deri tani nuk ka arritur të zbardh motivet e vërteta të ngjarjes.
Por është mjaftuar në bazë të hetimit sipërfaqësor dume e cilësuar si konflikt për shkak të kanabisit. Madje duke gjetur edhe një bashkëfajtor në kultivimin e kanabisit dhe arrestimin e tij. Një 19 vjecar plagos me armë zjarri shefin e Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe Mentor Hasani dhe babin e tij Xhelal Hasani.
U desh ndërhyrja e babait të 19 vjecarit për të bërë të mundur dorëzimin në organet e policisë. 19 vjecari i cili ka kryer plagosjen është shprehur se ka qenë nën ndikimin e alkolit në momentin kur ka kryer plagosjen, ndërsa si motiv ka cilësuar një konflikt të hershëm që e ka dëgjuar si histori për motive pronësie.
Motivet e pronësisë, konfliktet për motive të dobëta, përplasjet për parcelat e kanabisit dhe hetimet sipërfaqësore të kryera tregojnë mungesën e kontrollit të territorit, zbulimin dhe parandalimin e konflikteve mes palëve, një tregues se rendi dhe qetësia në Shkodër janë të kërcënuara.