Thursday , 23 February 2023

SHKOLLA “NDOC MAZI” PERGATITET PER VITIN E RI SHKOLLOR

Shkolla 9-vjeçare “Ndoc Mazi” ne Shkoder ka filluar pergatitjet per fillimin e vitit te ri shkollor 2021-2022.

Me mbeshtetjen e nxenesve te shkolles se muzikes “Prenke Jakova” dega e piktures dhe nxenesve te shkolles “Ndoc Mazi” jane realizuar pikturat ne ambjentet hyrese te shkolles.

Gjithashtu, brenda muajve te pushimeve verore, kesaj shkolle pritet t’i hapet edhe kabineti i bio-kimise dhe fizikes me te gjitha mjetet dhe materialet e nevojshme per zhvillimin e oreve te mesimit.

Ekipi i futbollit i vajzave te kesaj shkolle ka fituar sivjet edhe kupen ne futboll mes klasave 9-vjecare te Shkodres.

Shkolla “Ndoc Mazi” i hapi dyert e saj ne vitin 1923, ndersa emra te njohur te artit dhe kultures ne Shkoder kane qene nxenes te kesaj shkolle. Aktualisht ne kete shkolle marrin dije rreth 180 nxenes.

Lexoni dhe kete

“LAND AND SAND ART FESTIVAL” NË VELIPOJË

“Land and sand Art Festival” është festivali i parë i skulpturave të artit në rërë. …