Nje Jaht luksoz u dogj plotesisht ne det te hapur rreth 500 metër nga rrjedha e lumit Buna, në Ulqin përballë plazhit “Copakabana”. Ka qene nderhyrja e menjehershme e Shërbimit te shpëtimit te Malit te Zi qe ka bere te mundur evakuimin e te gjithe udhetareve.
Sipas policise malazeze jahti ka qene në pronësi të familjes Stanaj, të cilët janë edhe pronarë të kompanisë “Rokshped”. Ne nxjerrjen e jahtit ne breg eshte perfshire edhe njësia lundruese por per shkak te zjarrit nxjerrja ne breg ka qene mjaft e veshtire.
Dyshohet se shkak I zjarrit te kete qene nje shkendije elektrike ne impiantin elektrike. Jahti në fjalë para pak ditëve u fokusua nga te gjitha mediat e vendit fqinj, pasi po bente pushimet në të deputeti shqiptar i PDS Luigj Shkrela.