Thursday , 23 February 2023

SHORTI/ VLLAZNIA E FEMRAVE ME FAT NË EUROPË

Vllaznia e futbollit të femrave ka qenë disi me fat në shortin e turit të parë të Ligës së Kampioneve të Europës. Ky short është hedhur mesditën e sotme në Nion të Zvicrës dhe në të kanë marrë pjesë 42 ekipe kampione të vende të ndryshme të cilët janë ndarë në 11 grupe. Në bazë të skemës paraprake, 9 grupe do kishin nga 4 skuadra dhe 2 grupet e fundit nga 3 skuadra.

Vllaznisë shorti i ka rënë të jetë në grupin 10 me tre skuadra dhe përpos kësaj, duke qenë e dyta, ka kaluar direkt në finalen e këtij grupi. Dy skuadrat e tjera do jenë kampionia e Malit të Zi Brezevica dhe ajo e Sllovakisë Spartak Myjava. Këto dy ekipe do të ndeshen me njëri- tjetrin më 18 gusht dhe fituesja e këtij çifti do të ndeshet me Vllazninë më 21 gusht, për të përcaktuar edhe skuadrën që do të kualifikohet për në turin e dytë të Ligës së Kampioneve të Europës.

Shanset më të mëdha për të qenë kundërshtarja e shkodraneve i ka skuadra sllovake, megjithatë futbolli ka të papritura. Për më tepër që ekziston mundësia që ndeshjet e këtij grupi të luhen në Mal të Zi. Pavarësisht këtij fakti, Vllaznia do të kërkojë deri në fund kualifikimin për të siguruar në këtë mënyrë për herë të tretë praninë e saj në mes 32 skuadrave më të mira të Europës.

Skuadra do të nisë shpejt përgatitjet dhe presidenti Matija pritet ta forcojë atë me të tjera lojtare cilësore. Qëllimi është i qartë: Duhet tentuar me çdo kusht fitorja dhe kalimi në turin tjetër të këtij kompeticioni të rëndësishëm europian.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA NË BASKETBOLL RIKTHEHET TEK HUMBJA

Pas fitores ndaj Tiranes, Vllaznia ne basketboll per meshkuj eshte rikthyer tek humbjet. Pavaresisht perpjekjeve, …