Rreth 200 gram tritol kanë shpërthyer në sheshpushimin e katit të tretë të një pallati në lagjen “Rus” në Shkodër. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 22. 30 të së mërkurës. Afro 200 gram lende eksplozive tritoli eshte vendosur ne pragun e derës së familjes së Xheneto Shkëmbit. Në momentin e shpërthimit familjarët kanë në banesë por fatmirësisht nuk janë shenuar të lënduar, ndërsa dëmët materiale janë të konsiderueshme jo vetëm në familjen e Xheneto Shkëmbit por edhe tek komshinjtë e tij.
Menjëhere në vendngjarje kane mberritur efektivet e policise te cilet kane nisur hetimet per zbardhjen e motiveve dhe te autoreve te shperthimit ndërsa dyshohet se autori pas vendosjes së lëndës plasëse ttë jetë larguar nga vendi I ngjarjs me një automjet I cili drejtohej nga një tjetër shtetas. Sipas eksperteve te policise ka rezultuar se lenda plasese e vendosur prane deres ne shkallet e baneses ka qene tritol, me sasi rreth 200 gram.
Pas shperthimit eshte marre ne pyetje edhe Xheneto Shkëmbi për të mesuar në lidhje me ndonjë pistë të mundshme që mund të cojë në zbulimin e autoreve. Mësohet se Xheneto Shkëmbi kishte dale vetëm dy muaj më parë nga burgu, ku kishtye qënë i dënuar për trafik lëndësh narktotike. Kjo është edhe pista kryesore ku janë përqëndruar hetimet e policisë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.