Tuesday , 26 October 2021

SHUHET PAS 15 ORESH ZJARRI NE PLLANE TE LEZHES

Pas më shumë se 15 orësh luftë me flaket është arritur të shuhet plotësisht zjarri i cili përfshiu pasditen e djeshme masivin pyjor në fshatin Pllanë të Lezhës.

Për shuarjen e flakeve të cilat ju afruan banesave, punuan gjatë gjithë natës zjarrfikesit të ndihmuar dhe nga banor të zonës, ndërsa dëmet e shkaktuara si në kompleksin blektoral ashtu edhe në masivin pyjor janë të konsiderueshme.

Specialisti i Mbrojtjës Civile në Prefekturen e Lezhës Ndrek Mhillaj thotë se flaket u përhapen në një siperfaqe prej 16 hektaresh.

Flaket e zjarrit u shfaqen fillimisht në kompleksin blektoral që ndodhej ngjitur me malin e më pas favorizuar dhe era e fortë u përhapen në të gjithë masivin pyjor me pisha.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, por dyshimet janë për një shkëndije elektrike.

Lexoni dhe kete

150-VJETORI I LINDJES SE FISHTES, SHTEPIA E POETIT E KYÇUR

150-vjetori i lindjes së At Gjergj Fishtës, e gjeti të mbyllur shtëpinë ku ka jetuar …