Policia e Tiranės ka nisur nė orėt e para tė sė shtunės zbatimin e masave tė sigurisė me rastin e vizitės sė Papa Franēeskut.
Si pjesė e kėtyre masave ėshtė ndaluar qarkullimi i automjeteve pėrgjatė bulevardit Dėshmorėt Kombit dhe forca tė shumta policore janė vendosur nėpėr kryeqėzimet kryesore tė kryeqytetit pėr tė normalizuar trafikun.
Nė tė njėjtėn kohė ka nisur edhe heqja e automjeteve tė parkuara nė akset rrugore ku ėshtė njoftuar njė ditė mė parė ndalim-parkimi.
Tė gjitha kėto masa janė pjesė e planit pėr garantimin e vizitės sė Papa Franēeskut qė mbėrrin nė Rinas tė dielėn nė orėn 09:00.
Nė Tiranė do tė ngrihen 27 pika kontrolli, nė tė gjithė perimetrin qė rrethon sheshin Skėnderbej, bulevardin Dėshmorėt e Kombit dhe sheshin Nėnė Tereza.
Sipas policisė, nė kėto pika do tė realizohet kontrolli i tė gjithė pjesėmarrėsve nė ceremoni me detektor metalesh. Policia paralajmėron tė gjithė ata, qė duan tė marrin pjesė nė ceremoni, se nėse nuk do tė pranojnė ti nėnshtrohen kėtij kontrolli do tė shoqėrohen nė komisariatet e Tiranės.
Personat qė do tė marrin pjesė nė ceremoni me ftesa duhet tė kenė edhe kartėn e identititetit, nė tė kundėrt nuk do tė lejohen. Nga ana e Gardės sė Republikės njoftohet se, nėse dikush ka ftesė por nuk ėshtė nė listėn qė disponon Garda, do tė shoqėrohet nė ambientet policore.
Masat e sigurisė, tė dielėn do tė jenė tepėr tė rrepta. Nė tė gjitha tarracat e larta tė kryeqytetit do tė vendosen tė paktėn 50 snajperė, qė do tė vrojtojnė edhe lėvizjen mė tė dyshimtė.
Pėrsa i pėrket lėvizjes sė Papės drejt Aeroportit tė Rinasit dhe fshatit Bubq, policia njofton se aksi rrugor nė drejtim tė Rinasit do tė jetė i bllokuar tė dielėn, nga ora 8 e mėngjesit deri nė orėn 10:30 minuta, ndėrsa tė gjitha akset qė tė ēojnė nė Bubq do tė jenė tė bllokuara nga ora 17:00 deri nė orėn 19:00.
Ministria e Brendshme ėshtė duke marrė tė gjitha masat pėr sigurimin e vizitės sė Papės nė Shqipėri, pėrfshi gjithė institucionet e tjera tė zbatimit tė ligjit, si Policia e Shtetit, Shėrbimi Informativ Shtetėror, Agjencia e Inteligjencės dhe Sigurisė sė Mbrojtjes, Garda e Republikės, si dhe Drejtoria e Pėrgjithshme e Emergjencave Civile.
Drejtues i kėtij operacioni do tė jetė drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė sė Shtetit, Artan Didi. Policia i ka kėrkuar qytetarėve tė kufizojnė nė orėt nė vazhdim lėvizjet me automjetet e tyre, nė tė gjitha akset rrugore tė qytetit tė Tiranės, pėr shkak tė kontrolleve tė shumta, qė do tė kryejė nė orėt nė vazhdim, deri nė ardhjen e Papės.
Janė marrė masat edhe pėr emergjencat mjekėsore, njė hartė e shpėrndarė nga Shteti shqiptar dhe qė do tu jepet tė gjithė vizitorėve, shpjegon qartė se ku ndodhen autoambulancat, si dhe qendrat shėndetėsore nė rast nevoje.