Thursday , 23 February 2023

SITUATA E PËRMBYTJEVE NË BASHKINË SHKODËR

Bashkia Shkodër informon për situatën e përmbytjeve në territorin e saj. Kështu, sipërfaqja totale e përmbytur ka rënë në 908 hektarë.

Në njësinë Ana e Malit vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalushme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 40cm. Ujesjellesi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 650 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan dhe Oblikë.

Gjatë ditës së djeshme ka përfunduar shpërndarja për fshatin Muriqan, Njësia Administrative Ana Malit të : 55 pako ushqimore, 1 ton koncentratë, dhe 200 bidona ujë të pijshëm.

Në njësinë Dajç, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 250 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan,Shirq,Suka-Dajç).

Në njësinë Guri i Zi vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Në njësinë Bërdicë vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Në njësinë Rrethina, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 8 Ha, në fshati Zues. Ndërkohë, vijon të kërkohet nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyhet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan në njësinë Ana e Malit.

Lexoni dhe kete

PROGRAMI I BONUSIT TË RIJETËSIMIT NË SHKODËR

Shkodra ishte ndalesa e radhës e ministres së kulturës, Elva Margariti, për të folur për …