Thursday , 23 February 2023

SITUATA E SHKARKIMEVE NE HEC-et E VAU DEJESIT DHE KOMANIT

Bashkia Shkodër ka shpërndarë një informacion për mediat për situatën e shkarkimeve nga hidrocentralet e Vau- Dejes dhe të Komanit. Sipas burimeve mediatike, si pasojë e rreshjeve, kanë nisur shkarkimet në hidrocentralet e Vau- Dejësit dhe të Komanit. Ndërkohë, pas komunikimit zyrtar me Institucionin e Prefektit të Qarkut Shkodër në orën 21:50 të së Dielës është komunikuar se hidrocentralet po punojnë me kapacitet të plotë.

Por, nga llogaritjet e fundit hidrologjike të IGJEUM-i, rezulton se Lumi Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të vazhdojnë rritjen e prurjeve dhe të nivelit për këtë të hënë dhe të marten. Nga llogaritjet paraprake nuk parashikohen zona të përmbytura, por  rreziku i përmbytjeve për zonën e Nën-Shkodrës do të varet edhe nga mënyra e menaxhimit të Kaskadës mbi Lumin Drin. Lumenjtë e tjerë në të gjithë territorin do të kthehen në prurje normale dhe nuk paraqesin rrezik për përmbytje. Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të kete njoftime për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

Lexoni dhe kete

PROGRAMI I BONUSIT TË RIJETËSIMIT NË SHKODËR

Shkodra ishte ndalesa e radhës e ministres së kulturës, Elva Margariti, për të folur për …