Një analizë është zhvilluar këtë të marte për situatën e zjarreve në Prefekturën e Qarkut Shkodër. Në mbledhje u theksua se janë bërë dëme të konsiderueshme në pyje dhe kullota, ku edhe janë djegur 9 banesa të braktisura dhe 1 banesë ku jetonte 1 familje.
Në fjalën e saj, prefektja Majlinda Angoni tha se shumica e zjarreve kanë qenë të qëllimshme, por deri sot nuk kemi asnjë raportim për ndalim apo vënie para përgjegjësisë së zjarrvënieve të qëllimshme…
Në takim merrnin pjesë përfaqësues të institucioneve të ndryshme të Qarkut Shkodër.