Thursday , 23 February 2023

SMAJLAJ E BURRAJ, MEDALJE TË ARTA NË SAN MARINO

Atletët shkodranë Izmir Smajlaj dhe Franko Burraj arrijnë një tjetër sukses në arenën ndërkombëtare. Pasditen e djeshme, ata kanë zënë vendet e para dhe kanë marrë medaljet e arta në Kampionatin Europian të Shteteve të Vogla, kampionat ky që u zhvillua në San Marino.

Ato kanë dominuar ndaj atletëve të tjerë pjesmarrës në këtë aktivitet, aktivitet në të cilin kanë marrë pjesë sportistë nga 15 vende të kontinentit.

Dy atletë këto që kanë marrë medalje në disa aktivitete ndërkombëtare që janë zhvilluar gjatë këtij viti duke treguar edhe njëherë tjetër se janë kryefjala e atletikës shqiptare.

Smajlaj në garën e kërcimit së gjati, ka bërë diferencën që në fillim dhe ka kryer vetëm tre kërcime duke kapur distancën 7.80 metra dhe meqenëse e kishte siguruar vendin e parë, e ka mbyllur këtu garën. Ai është mjaftuar me medaljen e artë, por pa tentuar të kapë ndonjë rezultat të mirë, duke u fokusuar më shumë tek garat e ardhshme që do të jenë edhe më të vështira.

Edhe atleti tjetër shkodran Franko Burraj ka dominuar në garën e 400 metrave duke e prerë I pari vijën e mbërritjes dhe duke lënë në vend të dytë dhe të tretë një atlet nga Monako dhe një tjetër nga Maqedonia e Veriut.

Shqipëria është përfaqësuar në këtë aktivitet me 10 sportistë dhe përveç Smajlajt e Burrajt, edhe atletja Relaksa Dauti ka zënë vendin e parë dhe ka merituar medaljen e artë në garën e 800 metrave.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA NË BASKETBOLL RIKTHEHET TEK HUMBJA

Pas fitores ndaj Tiranes, Vllaznia ne basketboll per meshkuj eshte rikthyer tek humbjet. Pavaresisht perpjekjeve, …