Thursday , 23 February 2023

STARTON KONFERENCA SHKENCORE NE “LUIGJ GURAKUQI”

Ka startuar në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” një workshop ndërkombëtar mbi LHC-në, astrofizikën, fizikën mjekësore dhe mjedisore. Rektori i këtij universiteti Artan HAxhi, ka theksuar faktin se tematika që do të prezantohet në këtë konferencë është mjaft e rëndësishme.Nga ana tjetër Fizikantja njëherazi deputete e parlamentit të Shqipërisë Mimoza Hafizi ka evidentuar faktin se vendi ynë ka grupe shumë të vogla shkencore cka bën që Shqipëria të mos përfitojë nga fondet për programet dhe projektet shkencore evropiane. Workshopi është fryt i bashkëpunimit të  Universitetit të Shkodres dhe të Tiranës me Organizaten Evropiane për Kërkimet Bërthamore. Një vend të veçantë në këtë ëorkshop zë fizika mjekësore dhe ajo e mjedisit. Organizatorët kanë vendosur që të ketë seanca të zgjeruara mbi teknikat moderne për trajtimin e kancerit. Gjithashtu do t’i jepet vend fizikës së mjedisit duke theksuar zhvillimet e saj në Shqipëri.

Lexoni dhe kete

PROGRAMI I BONUSIT TË RIJETËSIMIT NË SHKODËR

Shkodra ishte ndalesa e radhës e ministres së kulturës, Elva Margariti, për të folur për …