Përmbytjet e janarit të këtij viti janë ende të fresketa në memorien e banoreve të fshatrave të Zadrimës në Lezhë. Stina e reshjeve ka shtuar friken se situata të ngjashme mund të përsëriten sërish në këtë zonë.
Lumi Gjadër është një kërcënim serioz thonë banoret, ndërsa i kanë kthyer sytë nga qielli me shpresen që mos të ketë reshje të dendura shiu që mund të sjellin përmbytje.
Bashkia Lezhë thotë se gjatë këtij vitit janë hapur 130 km kanale të dyta dhe të treta, duke përmiresuar rrjetin kullues të të gjitha njesitë administrative.
Përmbytjet e janarit të këtij viti sollen dëme të shumta, kryesisht në sektorin e bujqësisë dhe blektorisë në fshatrat e Njesive Administrative Dajç dhe Blinisht në Lezhë.