Thursday , 23 February 2023

Stuhia krijon probleme ne Ulqin!

Stuhia i ka shkaktuar shumë punë dhe probleme Shërbimit të emergjencës në Ulqin. Kete mengjes filluan thirrjet për ndërhyrje në disa vende kurse rruga Kodre – Solana u bllokua për shkak të rrezimit të drujve të pishave duke dëmtuar automjete dhe ndërprerë linjën e transmetimit.

Një pemë ra dhe në hotelin Imperial në Plazhin e Madh ,  po ashtu u ndërhy në Malin Bardhë ku një pishë ra mbi linjën e transmetimit, thanë për portalin tonë nga ky institucion.

Rruga për në Albatros ishte e bllokuar nga drurët e rrezuar dhe u nevojit ndërhyrje në largimin e tyre dhe pastrimin e rrugës.image-fa046b2f323d8fd9cda0a3179580cd72e11262cc9b1fc5a3136d6c6455f57db4-V

Nga fotot mund të shihni edhe pasojat e shkaktuara në zonën e Plazhit të Vogël.

Lexoni dhe kete

NË MAL TË ZI “KRISJE” BRENDA SHUMICES

Është konstituar parlamenti i ri i Malit të Zi ku për herë të parë Millo …