Gjykata e Lezhës ka dënuar me 4 vite burg Erald Pajtanin i cili në bashkëpunim me një përson tjetër në muajin nëntor të vitit 2020 vendosen një sasi eksplozivi në një objekt në ndërtim në zonen e Ranës së Hedhur në Shëngjin.
I riu nga Fushë-Kruja u gjet fajtor për veprat penale, “Mbajtja pa leje dhe Prodhimi i Armëvë, armëve shpërthyese dhe municionit” si dhe “Shkatërrim i Pronës me Eksploziv”.
Gjyqtari Ilir Përdeda dha dënimin maksmimal me 10 vite burg, por duke qenë se i riu përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe bashkimi i dënimeve do të vuajë vetem 4 vite në qeli.
Në lidhje me vendosjen e lëndës plasese në objektin në ndërtim në Shëngjin, ndodhet me masen e sigurisè “Arrest nè Burg” dhe Angli Stafuka, çeshtja ndaj tè cilit është veçuar dhe ende nuk ka përfunduar shqyrtimi në themel.
Angli Stafuka dhe Erald Pajtani u arrestuan nga policia pak javë pas shpërthimit me tritol në zonen e Ranës së Hedhur, pasi përmes identifikimit të makinave të përdorura u arrit të provohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin se të rinjtë janë autor të kësaj ngjarje.
Objekti në ndërtim në pronèsi të biznesmenit Liman Gjoka sulmua dy herë me lëndë plasëse, konkretisht në muajit nëntor dhe dhjetor të vitit 2020, ndërsa shpërthimi i dytë ende nuk është arritur të zbardhet. Shkak i këtyre ngjarjeve dyshohet të jenë bërë konfliktet e pronësisë në lidhje me truallin ku po ndërtohej objekti disa katesh.