Friday , 22 October 2021

SUPERSTRADA E LEZHES PA STACIONE AUTOBUSESH DHE FURGONESH

Pamje të tilla sheh çdo orë e çdo ditë në superstradën që përshkon Lezhën. Pasagjerët hipin e zbresin nga autobusët dhe furgonët ku të munden.

Në mungesë të stacioneve të udhëtarëve e gjithë superstrada Lezhë-fushë Krujë dhe Lezhë-Shkodër kthehet në vendqëndrim për automjetet e transportit publik për të marrë e zbritur pasagjeret.

Kërkesa tyre nuk refuzohet as nga drejtuesit e mjeteve, pasi as ata nuk kanë një vend të përcaktuar si vendqendrim për të pritur udhëtarë.

Jo në pak raste kjo situatë është bërë shkak për aksidente. I fundit u regjistrua pak ditë më parë në hyrje të Lezhës ku një trajler goditi nga pas një autobus të transportit publik, pa të lënduar.

Qytetarët janë në dijeni të rrezikur, por shprehen se nuk kanë zgjidhje tjetër. Përgjegjës për këtë situatë janë policia dhe autoriteti rrugor.

Lexoni dhe kete

“TRANSPORTI URBAN NË SHKODËR DREJT KAPITULLIMIT”

Që nga data 8 gusht, kur u organizua protesta për shërbimin e transportit urban, situata …