TAFILI: PRESIONI NË ANËN E TIRANËS, JO TË VLLAZNISË

Tirana- Vllaznia është një sfidë që pritet më shumë interes në Shkodër sepse kemi të bëjmë me një klasike të futbollit shqiptar dhe për më tepër, ajo mund të vendosë shumë gjëra edhe për ecurinë e mëtejshme të kuqebluve në kampionat.

Por për ish- futbollistin e Vllaznisë Alsid Tafili, në këtë sfidë presioni më i madh është në anën e bardhebluve dhe këtë gjë shkodranët duhet ta shfrytëzojnë për të marrë një rezultat pozitiv.

Një deklaratë të tillë Tafili e ka bërë mbrëmjen e së hënës në emisionin “Sport Arena” në televizionin Rozafa ku ka qenë i ftuar…

Pjesë e këtij emisioni të parë të këtij viti, kanë qenë edhe specialisti i gjykimit Mhill Shkëmbi dhe trajneri i futbollit Valdano Nimani të cilët kanë folur për temat në lidhje me futbollin dhe problematikat që e shqetësojnë atë në Shkodër.

Lexoni dhe kete

BASKETBOLL/ VLLAZNIA MUND TEUTËN 90 – 71

Basketbollistët e Vllaznisë kanë bërë një paraqitje të shkëlqyer në finalen e dytë ndaj Teutës, …