Instituti i Zgjedhjeve në bashkëpunim me Qendrën Hapa të Lehtë Shkodër organizoi këtë të marte një takim me stafin akademik të Universitetit të Shkodrës.
Takimi vinte në kuadër të projektit “Rritja e cilësisë së përfaqësimit në organet e zgjedhura të pushtetit vendor”. Të pranishmit theksuan rëndësinë e ndërhyrjeve në legjislacion për të bërë të mundur rritjen e përfaqësimit të qytetarëve.
Takimi u zhvillua në ambjentet e rektoratit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.