Monday , 20 September 2021

TAKIM NË SHKODËR PËR GJETJEN E TË VRARËVE GJATË KOMUNIZMIT

Shoqata e ish të përndjekurve politik në Shkodër në bashkëpunim me Autoritetin e Dosjeve dhe me ICMP ka zhvilluar një aktivitet në “Muzeun e Dëshmisë dhe Kujtesës” në Shkodër mbi personat pa varre të cilët u vranë dhe u pushkatuan gjatë regjimit komunist.

Për Zenel Drangu Kryetar i Shoqatës së ish të përndjekurve politik në Shkodër kjo është një iniciativë e mirë edhe pse është vonuar…

Luigj Ndou përfaqësues i Komisionit Ndërkombëtar të Personave të Pa Gjetur, ICMP shprehet se jemi në fazën e hartimit të ligjit, ku për nisjen e gërmimeve duhet të jetë e pranishme prokuroria…

Në Shkodër janë rreth 450 persona të cilët janë pushkatuar dhe kanë vdekur nën tortrura gjatë regjimit komunist por që nuk kanë një varr. Ndërsa ajo që vazhdon të jetë problem është se ende edhe sot pas 30 viteve demokraci në Shqipëri nuk ka një listë të saktë të personave të zhdukur.

Shoqatat e Ish të Përndjekurve në bashkëpunim me Autoritetin e Dosjeve dhe me ICMP po punojnë dhe shumë shpejt në Shkodër dhe në disa vende do nisin gërmimet për gjetjen e eshtrave të vrarëve dhe të pushkatuarve.

Lexoni dhe kete

PUNIME ARTIZANALE ME MBETJE

Nga dëshira për të mbrojtur mjedisin si ekspert turizmi mësoi dhe një zanat. Erjon Elmazi …