Në edicioni e 47-të të Festivalit të Teatrit në Ferizaj në Kosovë Teatri “Migjeni” me shfaqjen “Tartufi” është kurorëzuar me tre çmime. Aktorja Rita Gjeka në rolin e Doinës nga juria u vlerësua me çmimin “Adriana”, Aktorja më e mirë e festivalit në rolin e Dorinës në shfaqjen “Tartufi” të Molierit, ndërsa regjisori I shfaqjes Kushtrim Bekteshi mori çmimin regjia më e mirë. E ndërsa edhe pse në pamje të parë një kostumografi e thjeshtë e sjellur në kohë nga Samka Ferri u vlerësua nga juria duke I dhënë çmimin “Kostumografia” më e mirë. Edicioni I 47-të I Festivalit të Teatrove në Ferizaj ndër më të vjetrit në rajon sipas organizatorëve është ndër më cilësorët për shkak të produktit që kanë sjellë shfaqjet. Në konkurencë ishin teatro nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria që përfaqësohej me Teatrin” Migjeni”.
Haqif Mulliqi një nga dramaturgët më të njohur të Kosovës për shfaqjen “Tartufi” të Molierit shprehet: shfaqja funksionoi në mënyrë të mrrekullueshme me publikun, me një regjisor dhe me një kastë të jashtëzakonshme të aktorëve. “Tartufi” që na sollen Teatri I Shkodrës ishte një shfaqje, por edhe një dramë e fuqishme, e guximshme, dhe e qartë. Krijon një mendjehapje tek njerëzit, por edhe e dëshmon atë deri në detaj duke përfshirë këtu skenografinë dhe kostumografinë të cilat jo rastësisht ishin ashtu siç ishin”. Shfaqja “Tartufi” e Molierit është trajtuar si një tragji-komedi nga ana e regjisorit Bekteshi, I cili përmes saj jep mesazhin se si ne qeshim me ngjarjet që vërtet duhet të na shqetësoin.
Hipokrizia si një sëmundje që vesin e kthen në mënyrë jetese, arrogant deri në vrasës me qëllim arritjen e qëllimeve djallëzore në interes personal janë mesazhet e fuqishme që përcjell kjo shfaqje. Teatri “Migjeni” me shfaqjen “ Tartufi” do udhëtoi në disa festivale kombëtare dhe ndërkombëtare.