Thursday , 23 February 2023

TATIMET PARALAJMEROJNE BIZNESET NE BREGDET

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjithë tatimpaguesit që operojnë në fushën e turizmit, të jenë korrekt në zbatimin e ligjit për të drejtat dhe detyrimet tatimore. Nga monitorimi i kryer, në vijim të planit të turizmit, administrata tatimore ka konstatuar parregullsi, më së shumti për moslëshim kuponi, për punonjës të pasiguruar apo printera jofiskalë, problematika të cilat shoqërohen me penalitete deri në bllokim të aktivitetit tregtar për 30 ditë.

Administrata tatimore inkurajon të gjithë tatimpaguesit të vijojnë të Administrata tatimore inkurajon të gjithë tatimpaguesit të vijojnë të jenë të rregullt në përmbushjen e detyrimeve tatimore si dhe të gjithë qytetarët të jenë bashkëpunues në këtë luftë kundër informalitetin. thuhet në njoftimin e Tatimeve.

Nga ana tjetër mësohet se Drejtoria e Përgjithëshme e Tatimeve ka ngritur grupe pune në terren me inspector të cilët po monitorojnë situaten. Ndërsa mësohet se kanë bërë edhe ndryshme në zonat e kontrollit, duke dërguar inspector nga inspektorjate të ndryshme rajonale në zonat turistike.

Lexoni dhe kete

11,493 BIZNESE TE VOGLA KALUAN NE TVSH, PA KOSTO

Administrata tatimore njofton se kalimi i biznesit të vogël në skemën e TVSH-së është një …