Friday , 17 September 2021

TË HËNËN NIS SHITJA E BILETAVE TË NDESHJES VLLAZNIA – AEL

Vllaznia ka nisur prej dy ditësh përgatitjet për sfidën e rradhës, atë ndaj AEL Limasol që do të luajë mbrëmjen e së enjtes në stadiumin “Loro Boriçi”. Për këtë ndeshje, trajneri Brdariç do të ketë sërish mungesën e brazilianit Da Silva që është I dëmtuar, ndërkohë që do të mungojë edhe sulmuesi maqedonas Gjurgjeviç që është I skualifikuar me kartona.

Pavarësisht këtij fakti, në kampin shkodran janë të bindur se mund t’ia dalin të përmbysin rezultatin 1-0 të ndeshjes së parë të luajtur në Qipro. Kuptohet që kjo mund të arrihet edhe me mbështetjen e madhe të tifozëve shkodranë që pritet të jenë të pranishëm në stadium.

Ndërkohë ditën e sotme është bërë e ditur nga ana e klubit shkodran se shitja e biletave për ndeshjen ndaj qipriotëve të AEL Limasol do të nisë nga paraditja e së hënës. Po ashtu, mësohet se çmimet e biletave edhe për këtë ndeshje do të jenë njëlloj si në ndeshjen e turit të parë ndaj Shiroki Brijeg.

Kështu, një biletë në tribunë VIP do të kushtojë 50 mijë lekë të vjetra, ndërsa në tribunat A dhe B, biletat do të kushtojnë nga 10 mijë lekë të vjetra. Më të lira janë ndërkohë biletat për tribunën D, ku çmimi është 6 mijë lekë të vjetra, ndërsa në tribunën C bileta do të kushtojë vetëm 3 mijë lekë.

Interesimi për këtë sfidë duket shumë I madh dhe kuptohet që kapaciteti I lejuar I stadiumit “Loro Boriçi” do të jetë I tejmbushur.

Pritet që vetë klubi shkodran t’u bëjë thirrje çdo ditë tifozëve të vet për një mbështetje korrekte për të mos patur probleme disiplinore nga UEFA siç ndodhi edhe në ndeshjen e kaluuar kur klubi u gjobit me 10 mijë e 700 euro gjobë si rrjedhojë e hedhjes së sendeve të forta në fushë dhe ndezjen e fishekzjarreve në shkallët e stadiumit.

Lexoni dhe kete

BOKS/ VLLAZNIA SYNON TITULLIN E 24-të KAMPION

Do të nisë pasditen e së enjtes kampionati kombëtar i boksit për të rritur. Federata …