Monday , 20 September 2021

TE MBJELLAT THAHEN PER UJE NE KURBIN

Në fshatin Shullaz të Kurbinit, toka bujqësore nuk po jep rendiment.

Të mbjellat e stinës janë tharë për shkak të mungeses së ujit vaditës.

Fermeret thonë se kjo situatë është e përvitshme, pasi sistemi vaditës është jashtë funksioni dhe asnjë masë nuk është marrë për ti dhënë zgjidhje problematikes.

Fermeret e Shullazit kërkojnë ndërhyrje, pasi jetesa e tyre është e varur me sektorin e bujqësisë.

Në Bashkine e Kurbinit janë mijera hektarë tokë bujqësore pa vaditje, duke penalizuar shumë fermer të cilët për shkak të kësaj situate po detyrohen të heqin dore nga bujqësia.

Lexoni dhe kete

PUNIME ARTIZANALE ME MBETJE

Nga dëshira për të mbrojtur mjedisin si ekspert turizmi mësoi dhe një zanat. Erjon Elmazi …