TË MËRKURËN, GJYSËMFINALJA VLLAZNIA – LAÇI

Pasditja e së mërkurës ka dhuruar sfidën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, atë në mes Vllaznisë dhe Laçit që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”.

Përmes këtij kompeticioni, kuqeblutë me vetëm dy ndeshje mund të arrijnë objektivin e tyre për të shkuar në Kupat e Europës dhe sipas trajnerit Thomas Brdariç, nuk do e lënë këtë mundësi t’i ikë nga dora.

Një deklaratë të tillë trajneri gjerman e ka bërë në konferencën e shtypit të pragndeshjes teksa është shprehur i bindur se çështja e kualifikimit do të zgjidhet brenda 90 minutave…

Përkthimi: Është një ndeshje kupe, si një finale, nuk luhet për pikë. Duhet kujdes, është vetëm një ndeshje dhe mund të shkojë më shumë se 90 minuta. Duhet të përballemi me ta me të njëjtën ego, është e vetmja mënyrë se si mund të përballesh me Laçin. Duhet grinte dhe agresivitete. Strategjia që përdorëm në Laç ishte e duhura.

Tani luajmë në “Loro Boriçi” dhe është një ambient ndryshe dhe fushë më e madhe. Kjo është një mundësi për Europën. I kemi të gjitha mundësitë për të fituar dhe nuk do e lëmë këtë mundësi të na ikë nga duart. Nesër do hyjmë në fushë me mendimin për ta mbyllur atë brenda kohës së rregullt. Duhet besim, i kemi cilësitë të shënojmë dhe të mbrohemi për të mos i lënë asgjë fatit në dorë.

E di që Sherri ka luajtur këtu dhe rikthehet në Shkodër. Ai ka shumë presion mbi shpatulla, sepse përballet me ish-ekipin e tij, por jam i bindur se do t’i shënojmë nesër.

Para gazetarëve sot ka dalë edhe sulmuesi Salim Cisse. Pas ndeshjes së luajtur në Laç, me shumë mundësi lojtari nga Guinea do të jetë edhe nesër për kupë në fushë si titullar dhe ka premtuar më të mirën e tij që Vllaznia të fitojë e të kualifikohet…

Përkthimi: Është një eksperiencë e re për mua, kam luajtur në disa liga të ndryshme, si në Greqi, Rumani e Portugali. Jam këtu prej gati tre muajsh dhe nuk është keq këtu. Jam i lumtur që trajneri po më beson, ai po na mbështet në stërvitje.

Minutat më motivojnë, sado të vogla të jenë ato. Një trofe te Vllaznia do të ishte perfekt. Ne kemi këtë mundësi dhe do të mundohemi, çdo lojtarë ëndërron të fitojë trofe. Unë dua të shënoj gola si sulmues që jam, por së pari dua të ndihmoj ekipin. Goli do të vijë.

A do shënoj nesër? Nuk mund të them nëse do të shënoj apo jo, por do të luftoj që ta bëj diçka të tillë. Nuk varet nga unë, por si besimtar që jam, shpresoj ta realizoj. Objektivi im ai është.

Ndeshja gjysmëfinale Vllaznia- Laçi do të luhet të mërkurën në orën 16:00 në stadiumin “Loro Boriçi” dhe në përfundim të saj do të caktohet skuadra finaliste e Kupës së Shqipërisë për sezonin 2020-2021.

Lexoni dhe kete

KUKËSI – VLLAZNIA, SFIDA HAPËSE E JAVËS SË 32-të

Vllaznia prej dy ditësh ka nisur përgatitjet për ndeshjen e rradhës, atë që do të …