Wednesday , 29 June 2022

TE PREMTEN GJYSMEFINALJA VLLAZNIA- KAMZA BASKET

Të premten në Shkodër do të luhet ndeshja e parë gjysmëfinale e kampionatit kombëtar të basketbollit për meshkuj në mes Vllaznisë dhe Kamza Basket. Ekipi kuqeblu natyrisht që do të tentojë të marrë fitoren dhe njëri nga titullarët e tij, pikërisht Gjon Ndoja, në një intervistë për televizionin Rozafa ka bërë të ditur se janë përgatitur për ta kaluar me sukses këtë ndeshje dhe për të kaluar në finale të këtij kompeticioni.

Ndeshja Vllaznia- Kamza Basket do të zhvillohet ditën e premte në orën 19.00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe për të kaluar në finale, duhet që ekipi shkodran të fitojë dy nga tre ndeshjet e planifikuar nga Federata.

Djemtë e trajnerit Gjeçaj duken të motivuar për ta kaluar me sukses këtë kundërshtar.

Lexoni dhe kete

VULAJ: VLLAZNIA KLUB HISTORIK, JAP MË TË MIRËN PËR TË

Kristijan Vulaj konsiderohet si blerja më e rëndësishme e Vllaznisë në merkaton e kësaj vere. …