Vllaznia luan të premtën në ora 13:00 në “Loro Boriçi” ndeshjen e kthimit për Kupën e Shqipërisë ndaj Bylisit. Në prag të kësaj ndeshje, trajneri Mirel Josa tha se nuk duhet ta kemi mendjen te rezultati i ndeshjes së parë të fituar 0 – 2 nga kuqeblutë.
Gjithashtu, Josa foli edhe për përbërjen e skuadrës dhe dëmtimet, ku theksoi se Aralicën nuk e llogarit më…
Ndërsa, Esat Mala, tha se kundërshtari nuk duhet nënvlerësuar dhe duhet të luftojmë fort…
Në rast kualifikimi, Vllaznia do të gjejë në çerekfinale fituesin e çiftit Korabi – Partizani.