Wednesday , 27 October 2021

TE RINJTE EUROPIAN NE SPAÇ TE MIRDITES

Ish-burgu famkeq i Spaçit në Mirditë ka tërhequr vemendjen e të rinjve nga vende të ndryshme të Europes.

Ata janë bërë pjesë e një kampi veror që zhvillohet për të tretin vit radhazi, duke u njohur me historinë dhe vuajtjet e të burgosurve politik. Qëllimi i këtij aktiviteti është që të rinjtë mësojnë dhe mos ta harrojnë të shkuaren e erret të shqipërisë.

I pranishem në nisjen e kampit veror në ish-burgun e Spaçit ishte dhe ambasadori Gjerman në vendin tone, Piter Zingraf.

“Kam lexuar dhe dëgjuar shumë për këtë vend, regjim shumë mizor dhe shumë diktatorial. Jam i lumtur të jem mysafir i këtij grupi të rinjsh ndërkombëtar për të parë nga afër ish burgun. Jemi përpjekur të mbështesim Shqipërinë në mënyra të ndryshme dhe është mirë për të rinjtë që të dinë vuajtjet e së kaluarës për të punuar për të ardhmen”.

Kampi veror në ish-burgun e Spaçit në Mirditë do te zgjasë për disa ditë, ndërsa pjesë e tij janë bërë të rinj nga 6 vende të ndryshme të Europes përfshire dhe Shqipërinë.

Lexoni dhe kete

SHKODËR, FAMULLIA MERR EMRIN “ZOJA E SHKODRËS”

Besimtarët katolikë në Shkodër kanë kremtuar Festën e Zojës së Shkodrës, pajtores së qytetit. Festa …