Në ditët e fundit, qarku i Shkodrës është përfshirë nga temperaturat e ulëta. Kështu, temperaturat kanë arritur deri në -21 gradë celsius në Qafë Thore, -18 në Vermosh dhe deri në -12 gradë në aksin e Fierzës.
Pavarësisht kësaj, përgjegjësi i autoritetit verior të rrugëve, Hajrullah Sylja, thotë se të gjitha akset janë të kalueshme, por nevojiten gomat dimërore…
Sylja shton se çdo aks ka të paktën 3 borëpastruese, ndërsa në Qafë Thore ky numër shkon në 6…
Duhet theksuar se gjatë 48 orëve të fundit, përveç uljes drastike të temperaturave nuk ka patur reshje dëbore të rënë në zonat malore.