Koordinatori i Agjencisë turke për zhvillim – TIKA dhe kryetari i komunës së UlqiniT Fatmir Gjeka me prerjen e shirit kanë shënuar përfundimin e punimeve për rikonstruktimin e disa hapësirave në selinë e institucionit të Bashkësisë islame në Ulqin. Nderkohe solemnisht është hapur edhe tyrbja e rinovuar e familjes Pulti, tek ish Stacioni i autobusëve ne Uqlin, e cila po ashtu është kryer me përkrahje financiare të TIKA-s. Ne lidhje me keto investime kryekomunari I Ulqinit ka theksuar se jane mjaft te rendesishme.
Drejtuesit e komunës dhe të TIKA-s kanë biseduar edhe për disa projekte tjera me vlerë, prej të cilëve në këtë vit pritet rikonstruktimi i Xhamisë së Namazgjasë dhe e kroit tek Xhamia e pashës, ndërsa vitin tjetër edhe të hamamit.