Thursday , 23 February 2023

TJETERSIMI I LAGUNES, ARRESTOHET NJE TJETER FUNKSIONAR PUBLIK

Në vijim të operacionit “Tjetërsimi i Lagunës”, i zhvilluar rreth 1 muaj më parë, për goditjen e veprimtarive të paligjshme që po zhvilloheshin në zonën e mbrojtur të Kune Vain në Lezhë, në të cilat u përfshinë 4 funksionarë publikë 3 prej të cilëve u ndaluan, ndërsa 1 tjetër u shpall në kërkim,

specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, kanë vijuar hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie.

Në kuadër të hetimeve është zgjeruar sipërfaqja e zonave të mbrojtura të verifikuara për veprimtaritë e paligjshme që kryhen në to.

Si rezultat i këtyre hetimeve është vënë në pranga edhe një tjetër funksionar publik, i cili dyshohet se është përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Në prangat e policisë është vënë Pjeter Luka 62 vjeç, banues në Grykë Lumi, Tale, me detyrë kryetar i këtij fshati, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Ky shtetas, dyshohet se në periudha të ndryshme kohore, ka përpiluar dhe lëshuar dokumente të falsifikuara, me qëllim tjetërsimin e kësaj prone, në favor të të tretëve.Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dokumente të ndryshme të dyshuara të falsifikuara (me të dhëna të rreme).

Në lidhje me këtë çështje po vijojnë hetimet për identifikimin e përsonave të tjere të përfshire në tjetersimin e lagunës, ndërsa një muaj më parë u vu në pranga dhe Drejtori i Zonave të Mbrojtura në Lezhë Pjeter Toni, ndaj të cilit më pas gjykata vendosi masen e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Lexoni dhe kete

VIJON OPERACIONI POLICOR “FIJET”

Policia e Shtetit vijon me fazën e dytë të planit operacional policor të koduar “Fijet”. …