Friday , 3 February 2023

TOKA BUJQESORE KTHEHET NE LANDFILL INERTESH

Ishte në emigracion dhe kur u rikthye 2 vite më parë e gjeti token bujqësore të tij të mbuluar nga inertet. Përsonazh i kësaj historie është Andon Meta nga fshati Laç i Kurbinit.

Në token të cilen e ka përfituar me ligjin 7501, prej tre vitesh hidhen mbetjet e objekteve të dëmtuara nga tërmeti i 26-nëntorit të vitit 2019-të. Andon Meta thotë se disponon të gjithë dokumentacionin përkatës dhe pavarësisht ankesave institucionet nuk po i japin zgjidhje.

Andon Meta, i cili e ka të lidhur jetesen me sektorin e bujqësisë, kërkon dëshpërblim për dëmin e shkaktuar nga hedhja e inerteve në pronen e tij.

Kurbini ishte një ndër zonat më të prekura nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019-të dhe si zgjidhje bashkia gjeti mënyren më të shkurter dhe me pak kosto financiare, duke i hedhur inertet në tokat bujqësore në periferi të qytetit.

Lexoni dhe kete

MARSHIM HOMAZH PER TRAGJEDINE E HIMARES NE SHENGJIN

Dioqeza e Rrëshenit në bashkëpunumim me organizata të Shoqërise Civile në Kurbin e Lezhë, u …